Në spitalin e Pejës po trajtohen 4 pacientë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Një njoftimin e këtij Spitali bëhet e ditur se të 4 pacientët kanë qenë të pavaksinuar.
Ndërsa, gjatë vikendit nga spitali i Pejës kanë njoftuar se kanë qenë 1 mijë e 89 vizita specialistike dhe 87 pranime.Po ashtu, janë kryer mbi 5 mijë e 300 analiza.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 1.089 Vizita Specialistike;
– 87 Pranime;
– 218 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 14 Lindje, 8 djem dhe 7 vajza (një lindje ka qenë binjake);
– 14 Operacione;
– 71 Hemodijaliza;
– Analiza: 481 pacientë që kanë bërë 5.379 analiza; -Shërbime Radiologjike: 166 Rëntgen, 80 Ultra zëra, 30 CT-ja dhe 3 Mamografi;
– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi./InLajmi/