Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është bashkuar punëtorëve shëndetësore në protestën para Qeverisë së Kosovës për Implementimin e Ligjit për Paga, raporton InLajmi.
Jasharaj gjatë protestës ka thënë se nëse ky ligj nuk implementohet deri në Janar të vitit të ardhshëm do të ketë grevë në sistemin arsimor.
“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse siç e tha i nderuari doktor Syla, Ligji nuk punohet bashkë me sindikatat e të filloj në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva dhe do të kemi humbje orësh, për tërë këto ne nuk jemi fajtor”, ka deklaruar ai.
Jarasharaj gjithashtu ka kërkuar nga Qeveria që të diskutojnë me ta, që në të kubdërten sheshi do të jetë i mbushur me protestues.
“Kam ardh këtu që të sjell mesazhin e mijërave punëtorëve të arsimit të cilët i bashkëngjiten me shpirt e zemër kësaj proteste dhe kam ardh t’i them qeverisë që ta dëgjojë këtë masë njerëzish që përfaqësojnë tërë sistemin shëndetësor, të cilët koha i kthej në hero, sepse ata po luftojnë dhe kanë luftuar kundër vdekjes për të shpëtuar jetë. E lus qeverinë që të bashkohet dhe të flas me ne në mënyrë që ky shesh të mos jetë plot njerëz, në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet greva trejavore”, ka deklaruar ai. /InLajmi/