Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se nga sot ka filluar fushata zgjedhore për raundin e 2-të të zgjedhjeve lokale, përcjell InLajmi.
Sipas Elezit kjo fushatë do të zgjas vetëm 5 ditë, pasi kështu ka përcaktuar KQZ-ja.
“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 Nëntori deri më 12 Nëntor”, tha Elezi. /InLajmi/