Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot 2 komuna të Kosovës, atë të Dragashit dhe të Junikt, ku ka takuar përkrahës të këtij subjekti, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka shkruar se kandidatët pët kryetar nga radhët e PDK-së në këto komuna do të na bëjnë faqebardhë.
“Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Dragash e Junik.
Në dy komunat e pasura me të mira natyrore, e me njerëz të jashtëzakonshëm. Dr. Bexhet Xheladini në Dragash, e Ruzhdi Shehu në Junik do të na bëjnë të gjithëve faqebardhë. Ata përfaqësojnë vullnetin për shërbim, e ndryshimin e nevojshëm padallim.
Ju priftë e mbara Doktor e Ruzhdi.
#LDK160/InLajmi/