Shumë zona të kryeqytetit dhe rajone të Bosnjë-Hercegovinës janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të dendura që vijojnë prej së enjtes. Bosnja po përjeton edhe rritje të rasteve me koronavirus ndërsa shirat do të prekin pacientët në spitale pasi kompania që prodhon oksigjen është përmbytur.
Shirat e vazhduar e përkeqësuan në fundjavë bilancin e përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe disa pjesë të shtetit ballkanik po qëndrojnë nën ujë.
Qindra godina në rrethinat e Sarajevës u zhytën që të Premten si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat shkaktuan erozion dhe detyruan evakuimin me barka në Rajlovac dhe në Osijek.
Shumica e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike pak orë pas shirave të parë.
Shirat në Bosnjë filluan të enjten mbrëma dhe parashikimet janë që ato të vazhdojnë deri të dielën.
Situata ka rritur frikën për përsëritjen e përmbytjeve katastrofike të vitit 2014 kur u përmbyt një e treta e popullatës, raporton oranews.
Ditët e fundit Bosnjë-Hercegovina kishte pasur ditë të pazakonta moti të kthjellët me temperatura mbi 20 gradë Celsius.