Përbërësit:
-200gr. mish pule
-2 karota
-2 lugë vaj
-2 lugë vegetë
-2 lugë kos
-1 vezë
-majdanoz
Përgatitja:
Mishin e pulës dhe karrotat i zijmë në tënxhere me 2l ujë, dhe pastaj u shtojmë vegetë, një grusht fide dhe ashtu i lëmë të zihen për 10 min. Para se ta largojmë supën nga zjarri, ia shtojmë vezën e tundur me 2 lugë kos dhe majdanozin.