Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nga Podujeva është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, i cili i ka thënë se nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të ditën e Hënë do të vritet, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./InLajmi/