Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë për raundin e 2-të të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 Nëntor, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ferit Idrizi.
Postimi i plotë i tij:
Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri.
Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillimin e Vushtrrisë. Jemi zotuar që ta respektojmë partnerin e koalicionit dhe implementojmë marrëveshjen që kemi për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë.
Dalshim faqebardhë, na priftë e mbara./InLajmi/