Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet, përcjell InLajmi.
Pas marrjës së informacionit policia ka arritur dhe ta kapë të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/