Presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’u drejtohet qytetarëve të vendit të tij me një fjalim të martën për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 si dhe për programin e tij për reformë ekonomike, njoftoi qeveria franceze.
“Epidemia po merr shpejtësi përsëri në Evropë, Evropa prapë është bërë epiqendra e epidemisë”, tha para gazetarëve zëdhënësi qeveritar, Gabriel Attal.
Numri mesatar javor i rasteve ditore me Covid-19 tash ka shkuar në 6.200 nga më pak se 4.200 sa ishte në fillim të tetorit.
Attal tha se Macroni do ta rishikojë gjendjen me Covid-19 dhe gjithashtu do të flasë edhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, programit qeveritar për reforma dhe për çështje të tjera. Zyra e Macronit njoftoi se fjalimi do të publikohet të martën, shkruan France24.
Në fjalimin e fundit të rëndësishëm të transmetuar në televizion, që ishte publikuar më 12 korrik, në fillimin e valës së katërt të infeksioneve, presidenti francez kishte njoftuar se vaksnimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë punëtorët shëndetësorë, transmeton Gazeta Express.
Të mërkurën, qeveria than se përdorimi i maskave do të jetë përsëri i detyrueshëm nga java e ardhshme për nxënësit në 39 distrikte, ku shkalla e infeksioneve është e lartë.