O’Connell me fëmijët e tij shpalosin flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit

0
SHPERNDARJE
25
PAMJE

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Connell, njihet si një përkrahës i madh i Kosovës, e i çdo suksesi të saj.

Këtë e ka dëshmuar edhe gjatë një ndeshjeje të Ragbit, ku ka shpalosur flamurin e Kosovës.

Në një postimi në Twitter ka shkruar se ky është flamuri i parë i Kosovës në stadiumin e Twichkenham.

“Flamuri i parë i Kosovës në Twichkenham. Ma vërteto se jam gabim”, ka shkruar O’Connoll.

Ruari O’Connoll ishte ambassador i Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë viteve 2015-2019, ndërkaq më herët ka shërbyer në misionin diplomatik të Britanisë 2004- 2008.

O’Connoll është i martuar me një gazetare nga Kosova, me të cilën ka tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë.

Sa ishte ambasador në Kosovë, gjatë vitit 2019, kishte marrë pjesë në zyrtarizmin e Federatës së Ragbit në Kosovë.

 

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.