Policia e Kosovës ka njoftuar se mësuesja ka goditur nxënësin në shkollë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rasti është bërë i ditur nga nëna e nxënësit e cila ka bërë të ditur se djali i saj ka pranuar tretman mjekësor dhe se mësuesja është intervistuar nga policia ku ka mohur se ka goditur nxënësin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 05.11.2021 – 10:50. Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /InLajmi/