Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Kliniken e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka filluar të ofrohet shërbime të reja për pacientët, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së aty ka filluar aplikimi i procedurave Sleeve Gastrectomia ( Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut).
Nga njoftimi i SHSKUK-së u bë e ditur se kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore.
Njoftimi i plotë nga SHSKUK-ja:
Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët.
Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojne procedurën e Sleeve Gastrectomia ( Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut).
Kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore. /InLajmi/