Pasi që Kosova nuk është ftuar nga SHBA-ja në Samitin e Demokracisë në Uashington ka nxitur reagime të shumta, transmeton InLajmi.
I fundit i cili ka reaguar është edhe ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ka thënë se Biden është duke e shpërfilluar Kosovën dhe Sërbinë, dhe është duke luajtur me politikë në rajon.
Grenell ka përmendur Trumpin, ku sipas tij ky i fundit është përkujdesur thellësisht për popullin në Ballkan.
Postimi i plotë i tij:
Bideni i shpërfill Kosovën e Serbinë. Ai është kthyer prapa për të luajtur me politikë në rajon. Trumpi kujdeset thellësisht për popullin e Ballkanit. Ai i refuzoi lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj, bëri shtytje për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Vende pune, jo politikë. /InLajmi/
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1456828189653733385?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1456828189653733385%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-reagon-pasi-shba-ja-se-ftoi-kosoven-ne-samitin-e-demokracise%2F

















