Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se mos ndarja e buxhetit nga ana e Qeverisë për Stadiumin është goditje për Gjilanin, por që sipas tij ai nuk do ta lejonë këtë, përcjell InLajmi.
Haziri ka thënë se do të punojnë me të gjitha grupet politike për të përmirësuar këtë gjendje.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk mungon vetëm buxheti për stadium, por mungon edhe për Qarkoren e cila e lifhë qytetin e Gjilanit me Autostradën.
Postimi i plotë i tij:
Mos ndarja buxhetit nga ana e Qeverisë për Stadiumin, për vitin 2022, është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë.

Do të punojë me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve.
Por, nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e Stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën.
Mungon, po ashtu, mos panifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit.
Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij pragrami, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes për Gjilanin! /InLajmi/