Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi që SHBA nuk i ka ftuar në Samitin e Demokracive, përcjell InLajmi.
Sipas Deliu-Kodrës kjo mosftesë do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje, ku ka thënë se garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja.
Ajo gjithashtu ka thënë se në 2 Qeverisë Kurti, nga 2 administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën, ku ka kujtuar se në Qeverinë “Kurti1” ka ndodhur bllokimi i fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan.
Postimi i plotë i saj:
Pëveç faktit që demonstron hapur raportin e cenuar të kësaj Qeverie me Shtetet e Bashkuara, mosftesa në Samitin e Demokracive, të organizuar nga Presidenti Biden, do të dëmtojë edhe imazhin dhe argumentin lobues për njohje. Garanca amerikane në botë, se Kosova po zhvillohet në një shtet demokratik, ka qenë argumenti më i fuqishëm i diplomacisë kosovare në kërkimin të njohje të reja. Mos dërgimi i ftesës në Samitin e Demokracive shpreh, në mënyrë implicite, dyshimin amerikan për orientimin politik dhe strategjik të Kosovës. Kjo konsekuencë e prodhuar nga Qeveria, për më tepër, do të ushqejë aspirimet e politikave dhe vendeve anti-perëndimore të shtrijnë ndikimin e tyre në Kosovë.

Kujtojmë se në dy Qeveritë Kurti, nga dy administratat, SHBA në mënyrë të drejtpërdrejtë ka sanksionuar Kosovën. Në Qeverinë “Kurti1” me bllokimin e fondeve të MCC-së dhe tani me mosftesën në Samitin e aleatëve amerikan. /InLajmi/