Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, po shprehet i bindur se do ta mposhtë Ilir Feratin e LDK-së, në garën e 14 Nëntorit në balotazh.
Kjo sipas Berishës, meqë istogasit, janë të vendosur për ndryshim
”Ky trend do të vazhdojë deri në balotazh, edhe jemi të bindur që do të mbërrijmë bashkë me qytetarin, atë kuotën e caktuar që me bo ndryshimin e madh në Istog edhe me bo punën”.
”Gjasat i kemi 100%, për të arritur 50% e një votë më shumë”.
”Kemi filluar prej 2000 votave kemi mbrri në 5000 e tutje, tashmë jemi dy parti politike, LDK-ja e ka marrë çka ka marrë, është kry ajo punë, qytetarët e kanë ndjenjën për ndryshim”, njofton Klankosova.tv.
”Ky ndryshim për qytetarët e Istogut është jetik, është i nevojshëm për shkak të moszhvillimit, për shkak të shumë problemeve, keqpërdorimeve, janë grumbullu të gjitha ato që tani një qytetar i Istogut edhe pse i vonuar në shumë aspekte, me bo ndryshimin tani”.