Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër Covid-19, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës. Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/