Edicioni i Big Brodher VIP është duke vazhduar me eliminimin e banorëve në çdo “Prime” të ditës së Martë dhe të Premte.
Ditën e Martë i preferuari i publikut u zgjodh këngëtarja, Filloreta Raçi – Fifi derisa në nominime për eliminim ishin Granti dhe Arditi ndërsa Fifi si e preferuara pati mundësinë ta largojë njërin dhe ta vendos një tjetër në nominim.
Zgjedhja e saj ishte që Granitin ta largoj nga nominimi dhe e zëvendësoi me Donaldin.
Sipas një sondazhi të vendosur nga faqja zyrtare në Instagram e Big Brother VIP, ndjekësit kanë votuar për largimin e Arditit.
“Cili mendoni se do të eliminohet”, ishte pyetja derisa 87 përqind të publikun kanë votuar Arditin dhe vetëm 13% është votuar Donaldi, transmeton Reporteri.net.
Pra, sipas votave të publikut që e ndjekin vazhdimisht shtëpinë e famshme do të dalë Arditi por mbetet të shihet sonte se çfarë do të ndodhë.