Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet po trajtohen 41 pacientë, ndërkaq me COVID-19 pozitiv po trajtohen 16 pacientë, përcjell InLajmi.
Ndërsa 22 pacientë me oksigjeno-terapi dhe një pacient po trajtohet në mjekim intensiv mjekësor në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë/InLajmi/