Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka kërkuar lirimin e masave anti-Covid nga Qeveria si dhe mbajtjen e ahengjeve, përcjell InLajmi.
Ai tha se deri të Premten mund të presim për lirimin e këtyre masave, përndryshe kemi organet e odës dhe protestat e ashpra nuk përjashtohen.
“Ne nuk do të presim pafund, normalisht do të presim deri nga e premtja eventualisht vikendin. Ne kemi organet e odës dhe nuk përjashtojmë edhe protesta më të ashpra apo edhe forma tjera”.
Sogojeva tha se kemi kërkuar mirëkuptim dhe iu kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave për të gjetur një rrugë të përbashkët që nuk na qon drejt protestave por drejt rrugës së komunikimit dhe bashkëpunimit.
“Për mos me ardh deri tek protestat ju kemi drejtuar kryeministrisë dhe ministrave që me gjet një rrugë të përbashkët me komunikim dhe bashkëpunim. Takimi ka qenë shumë konsultiv ku jemi dakorduar që të realizohen kërkesat tona”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar se as ne si Odë nuk duam të bijmë në me masat, duam vetëm bashkëpunim
“Ne si Odë nuk duam të bëjmë hapa që bien në kundërshtim me masat, por kemi kërkuar gjithmonë bashkëpunim. Por tash kur kemi lirim të masave dhe rajoni është hapur nuk ka më arsye që të ekzistojë ora policore, zgjatja e orarit, dhe hapja e ahengjeve me kusht që të kontrollohen dhe pa qenë të vaksinuar”.
Sipas Sogojevës, me hapjen e bizneseve, Ligji mbi rimëkëmbjen ekonomike do të rifunksionalizohet.
“Çdo hapje i mundëson që bizneset të zhvillohen, dhe ne kemi kërkuar që Ligji mbi rimëkëmbjen ekonomike të rifunksionalizohet sepse pa mjete shumë biznese nuk mund të mbesin gjallë”, përfundoi ai./InLajmi/