Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, kryeministri Kurti tha se e të gjitha temat që do të diskutohen në këtë komision janë në agjendë për reformë evropiane, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se ne jemi të përkushtuar në përmbushjen e reformave por na duhet ndihma nga jashtë, saktësisht ndihma nga BE-ja.
“Shpesh them se Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe duhet të rritet këtu nga brenda, por na duhet ndihma nga jashtë, pra ndihma nga BE-ja. Ne jemi te përkushtuar për të intensifikuar përmbushjen e reformave dhe jemi në rrugë te mbarë. Ndryshimet demokratike në Kosovë kanë sjellë stabilitet dhe deri në fund të këtij viti pritet të rritet edhe zhvillimi ekonomik. Kemi pasur rritje të hyrave importeve etj. Kemi menaxhuar pandeminë dhe jemi vendi i parë në rajon me mesataren e numrit të vaksinave Kemi filluar reformat rrënjësore në drejtësi me veting dhe ligjin për pasuri të pajustifikueshme. Këto reforma do të forcojnë shtetin e së drejtës. Kemi themeluar struktura ndërinstitucionale për procesin e integrimit evropian. Këto edhe tema të tjera do të diskutohen hollësisht në ketë komision sot e nesër dhe këto janë prioritete edhe në agjenda për reforma evropiane”, ka thënë Kurti.
Më pas, ai tha se veprimi për mosliberalizim të vizave është i padrejtë dhe dritëshkurtër.
“Edhe zëri i qytetarëve të Kosovës duhet të dëgjohet nga ju. Veprimi për mosliberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është i padrejtë dhe dritëshkurtër”, ka thënë ai./InLajmi/