Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar se një vit më parë ka marrë lajmin e pabesueshëm, për ngritjen e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka shkruar se edhe sot ata janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë, ku ka thënë se beson në pafajsëinë e tyre dhe luftën e drejtë.
Ai gjithashtu ka shkruar e krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e sotme, një vit më parë, mora lajmin më të pabesueshëm në jetën time. Ngritja e aktakuzës ndaj ish-Presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit Veseli me bashkëluftëtarë ishte tronditëse!
Edhe sot, ende, ata po mbahen padrejtësisht në Hagë. Besoj në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë, të cilës i prinë! Krerët e UÇK-së nuk janë thyer në luftë e nuk do të thyhen as në Hagë! Në çdo betëjë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë!
Atë natë, shumë pak persona në PDK e morëm vesh lajmin, e mbajtëm në mirëbesim, deri në momentin kur dy miqtë e mi, Hashimi e Kadriu, e vendosën se duhet të njoftohen edhe qytetarët e Republikës, për të cilën vazhdojnë të mos e kursejnë veten!
E kujtoj atë si natën më të vështirë ndonjëherë! /InLajmi/