Kandidatja e VV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është e ftuar në emisionin Pressing në T7.
Aktivistja Zana Avdiu e pyeti kryetaren në detyrë të Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend nëse qeveria do të duhej të dorëhiqej pas humbjes së zgjedhjeve.
“Ju mundeni me thënë që nuk ka pësu debakël, nuk pësuar humbje por Vetëvendosje e ka pësuar një humbje jashtëzakonisht të madhe nëse ne e llogarisim me zgjedhjet e 14 shkurtit. Ka humbur më shumë se gjysmën e përkrahjes”, thotë Avdiu.
“VV është në disa komuna në balotazh por nëse VV nuk fiton së paku në katër komuna të mëdhaja, a mendoni se qeveria duhet të dorëhiqet, a mendoni se ka legjitimitet me vazhdu nëse ka një humbje kaq të madhe”, pyeti Avdiu.
“Nuk e shoh të drejtpërdrejt të lidhur performancën e qeverisë me nivelin lokal, për shkak se njerëzit votojnë ndryshe në nivelin lokal”, u shpreh Kusari-Lila.