Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, pasi të njejtit gjatë kontrollit i është gjetur një revole me 4 fishekë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Aeroporti Adem Jashari, 03.11.2021 – 14:00. Tek pasagjeri mashkull kosovar i cili po udhëtonte gjatë kontrollit në valixhe i është gjetur dhe konfiskuar një revole me katër fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./InLajmi/