Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të Mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.
Të gjithë kandidatët për asamble kanë mësuar numrin e votave që kanë marrë.
Shumë prej tyre mendojnë që u është bërë e padrejtë dhe dyshojnë në parregullsi në numërim.
Atyre u është dhënë afat 24 orë për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa de Parashtresa (PZAP).
E, që nga momenti kur edhe kanë filluar ankesat e deri më tani në PZAP kanë arritur më shumë se 190 ankesa.
Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku.
“Deri më tani kemi mbi 190 ankesa”, ka thënë ai për FrontOnline
Ai ka thënë se afati për pranimin e ankesave është deri në orën 16:00.