Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet e kandidatëve të zgjedhur për Kuvend Komunal, nëpër komunat e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në komunën e Prishtinës, me numër më të madh të vendeve për Kuvend Komunal prin Lëvizja Vetëvendosje me 17 vende.
E 2-ta me radhë vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 14 vende.
Partia Demokratike e Kosovës, ka fituar 9-të vende.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në KK të Prishtinës do t’i ketë gjashtë vende.
Ndërsa nga një vend kanë siguruar Nisma Social Demokrate dhe Lëvizja për Bashkim./InLajmi/




















