Instituti Special në Shtime ka njoftuar se ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit, , trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“HETIM I VDEKJES-Instituti Special Shtime 02.11.2021 – 00:50. Nga instituti është informuar se viktima femër kosovare-paciente, ka ndërruar jetë . Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./InLajmi/