Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kundërkandidatin të tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, pas publikimit të videos së tij që ironozoi me Ramën, përcjell InLajmi.
Rama ka ftuar Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, sepse sipas tij planet e tij janë të kopjuara dhe me hajgare.
“Ftoj Vitinë të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, e jo me kopje të plogështa dhe me hajgare. Menaxhimi i qytetit është shumë çështje shumë serioze dhe duhet të merret si e tillë”, tha ai.
Tutje Rama tha se Vitia, le që nuk ka një plan konkret por as nuk është i aftë ta realizoj.
“Fatkeqësisht jeni duke parë nga kundërkandidati copëza të kopjuara prej projektit tonë e të kthyera në video të shtrenjta për të mashtruar qytetarët. Flet për një fushë të gjelbëruar pa përkrahje infrastrukturore, duke zhdukur edhe një prej parkingjeve kyçe të qytetit. Një ndeshje futbolli për shembull do të krijonte kaos në këtë zonë. Kjo dëshmon edhe njëherë që pushteti aktual i cili deri më tani as nuk veproi e as nuk përmendi parkun qendror, u kujtua për këtë vetëm pasi u prezantua nga ne. Kjo tregon se kundërkandidati im jo veç që nuk ka një plan konkret për kryeqytetin nuk do të ishte i aftë për ta realizuar. Kjo pjesë e qytetit kërkon një plan serioz që ne e kemi prezantuar muaj më parë”, tha Rama./InLajmi/




















