Partia Demokratike e Kosovës bashkë me kandidatin për të parin e Prizrenit Shaqir Totaj pas koalicionit me Nisma Social Demokrate ka zyrtarizuar edhe koalicione të tjera, përcjell InLajmi.
Totaj ka njoftuar se partija e tij ka nënshkruar marrëveshje koalicioni edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si dhe me Aleancën Kosova e Re.
Ai ka thënë se slogani e zotimi jonë Bashkë për Prizrenin po merr kuptim çdo ditë.
Postimi i plotë i tij:
Slogani e zotimi jonë Bashkë për Prizrenin po merr kuptim çdo ditë. Sot iu bashkuan vizionit tonë edhe kolegët e nderuar, kryetari i NISMA-së, dega në Prizren, Zafir Berisha, kryetari i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe ai i AKR-së, Afrim Tejeci.
I falendëroj për besimin e tyre, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’i ofruar Prizrenint një qeversje të mirë. Marrëveshja jonë është parimore dhe programore duke e vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake. Na priftë e mbara./InLajmi/