Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë mbledhjes së Kryesisë së FSSHK-së është marrë vendim që të Hënën të protestohet para Qeverisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas tyre protesta do të fillojë në orën 10:00, protesto kjo që po bëhet për shkak të rregullimit të gjendjes sociale të punëtorëve përmes Projektligjit për Paga për vitin 2022.
Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe na populli i Kosovës që të kenë mirëkuptim sepse kjo kërkesë nuk është politike por kërkesë që ndikon në mirëqenien e sektorit publik dhe punëtorëve shëndetësor.
“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022. Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por kërkesë e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në përmirësimin e statutsit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, thuhet në njoftim për media./InLajmi/