Atalanta dhe Manchester Unitedi po luajnë aktualisht në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo, skuadra e Atalantas e ka rikthyer avantazhin 2-1 në minutën e 56-të, përcjell Gazeta Infokus.
Golin e 2-të për vendasit e ka shënuar Duvan Zapata, të cilit fillimisht goli i’u anulua, por pas rishikimit me VAR u pranua.





















