Kryeministri i vendit Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media së bashku me kryetarin në largim të Podujevës Shpejtim Bulliqin, kanë folur për magjistralen Podujevë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Kurti u zotua se në vitin 2022 do të përmbyllim të gjitha punimet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, në mënyrë që kjo rrugë të jetë e përfunduar.
“Jemi këtë së bashku me kryetarin Bulliqi, të konstatojmë një zvarritje, përveç që është e dëmshme, është edhe e paarsyeshme, teksa sektori 2 do të përfundojë deri në fund të vitit 2021, ndërsa në vitin 2022 ne zotohemi që do të përmbyllim punimet dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme, në këtë mënyrë që kjo rrugë që e lidh llapin me kryeqytetin të jetë e përfunduar, dhe njerëzit të mos kenë më vështirësi në këtë trafik kaq të dendur, sikur të ishte në mes të Prishtinës”, tha Kurti./InLajmi/