Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 32 vjetorin e rënies së tyre, në lagjen Velania në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Kurti tha se Fahri Gazliu dhe Afrim Zhitia kanë qenë veprimtarë ilegal, të cilët organizonin dhe merrnin pjesë në demonstrata e asaj kohe, që ishin të fuqishme.
“Në vjeshtën e vitit 1989, Fahri Gazliu dhe Afrim Zhitia kanë qenë veprimtarë ilegal, të cilët organizonin dhe merrnin pjesë në demonstrata e asaj kohe, që ishin të fuqishme dhe të shpeshta. Më 1 nëntor, një ditë para se të vriteshin, Afrim Zhitia mban fjalim në demonstratë, ndërkaq më 2 nëntor kur u ballafaquan më forcat e policisë, bien heroikisht, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Është interesante për historinë tonë sesi në vitet 80-ta, pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, Lëvizja e përjeton një hov te madh me organizimin brenda Kosovës. Ata kanë bërë shumë aksione në Kosovë, dhe është koha kur vepronte Çeta e Llapit, me ç’rast luftëtaret e asaj çete ishin Ali Ajeti e Hasan Ramadani, që i kishin armët që u kishte dhënë Afrim Zhitia”, tha Kurti.
Kurti këta 2 heronjë i quajti ndër përfaqësuesit më emblematik të popullit tonë.
“Padyshim ndër përfaqësuesit më emblematik të popullit historik janë këta dy heronjë. Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve dhe ardhmëria varet prej besnikërisë”. /InLajmi/