Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka qëndruar për vizitë në shtetin e IOWA-së, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është takuar me zyrtarët e lartët të shteit, me të cilët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Koosvës dhe qyteteve të IOWA-së.
Ai gjithashtu ka thënë se në këtë takimka vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjetë 2 vendeve partnere.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOËA-s, pata kënaqësinë të takoj Senatorin e Shtetit z. Zach Nunn, zv. Sekretarin e Shtetit z. Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOËA Sister States znj. Karla McCollum, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOËA-s, si dhe fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera.
Në këtë takim, vlerësova lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën ShBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit. /InLajmi/