• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Abazi nuk e konsideron të vonuar mosemërimin e ambasadorëve

V E nga V E
2 November 2021
në KRYESORE
0 0
0
Abazi nuk e konsideron të vonuar mosemërimin e ambasadorëve
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e radhës me temën: “Ambasadat pa ambasadorë: Çfarë po ndodh me shërbimin e jashtëm?”. Këtu u theksua nevoja për reforma në shërbimin e jashtëm,.

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe deputeti i VV-së, Haki Abazi, tha se diskutime të tilla do duhej të bëhen më shpesh, duke theksuar se politika e jashtme duhet të ketë një themel të fortë.

“Do ishte mirë që diskutime të tilla të bëheshin sa më shpesh. Politika e jashtme duhet me pasë një themel të fortë dhe të artikuluar përbrenda”, tha ai.

“Në 20 vitet e fundit prejse ndjehemi vend i liruar nga pushtimi, dhe 15 vjet si shtet i pavarur, politika e jashtme është përkrahur hap pas hapi nga partnerët ndërkombëtarë në rrugëtimin tonë”.

Tutje, Abazi tha se ndërrimi i qeverive ia ka pamundësuar Kosovës që të bëhet një lojtar serioz në politikën e jashtme.

“Reflektimi do duhej të bëhej për të lejuar pastaj te institucionet tona të zhvillohet edhe pjesa e muskujve, përveç atij skeletit, kushtimisht po them. Normalisht që asnjë Qeveri nuk e ka përfunduar një mandat të plotë, që mund ta bënte Kosovën lojtar serioz për dallim me vendet e rajonit”.

Abazi shprehet se shërbimi diplomatik duhet të shkojë përtej imagjinatës.

“Shërbimi ynë i jashtëm ka pasur një punë të bujshme, por që kjo në asnjë formë nuk na ndalon që të themi se ka ende një sërë problemesh”.

“Këtu mund të përmendim ndërrimin e shpeshtë të qeverive, me ç’rast bëhen negociata përbrenda ministrive lidhur me pozicionimin politik. Konstatimi se ambasadat kanë mbetur pa ambasadorë është në një nivel dramatik”, theksoi tutje Abazi.

Ai thotë se Qeveria nuk është vonuar sa i përket emërimit të ambasadorëve dhe se ky transformim do të marrë kohë.

Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York, tha se është e zhgënjyer nga puna e Qeverisë aktuale sa i përket politikës së jashtme.

“Kam një zhgënjim timin, ndonëse Qeveria ka shumicën e saj por që ende diskursi ka mbetur në ankesa dhe vetëm fjalë. Kam pritur me gëzim që të diskutojmë se si e shihni politikën e jashtme, dhe jo me ankesa”.

“Politika e jashtme është mbi të gjitha dhe mendoj që secili nga ata 12 ambasadorë kanë qenë të mirë dhe nuk kanë punuar për interesa personale por për Kosovën. Pra politika e jashtme është politikë mbi partinë”.

Sahatqija thotë se Qeveria është dashur që të paktën t’i falënderoj të gjithë ambasadorët e larguar.

“Ata ambasadorë do duhej që së paku të falënderohen. Dëmi i parë është se në mënyrë kolektive janë larguar, gjë që e ka dëmtuar Kosovën. Tjetra: Ata do duhej të largoheshin nëse do të kishin afat të shkurtër të zëvendësimit, sepse është bërë dëm”.

Ndërsa, Emir Abrashi, hulumtues në Demokracia Plus, tha se reformat në politikën e jashtme janë të domosdoshme.

“Gjatë këtyre viteve politika e jashtme ka hasur në vështirësi nga më të ndryshme, si ato teknike por edhe politike. Reformat në shërbimin e jashtëm janë të domosdoshme sepse diplomacia është një arenë kritike ku lëvizjet do duhej të merren me kujdes”, tha Abrashi.

Abrashi thotë se hapësirë për kritikë ka sidomos në pjesën që ata 12 ambasadorë janë shkarkuar për faktin se kanë qenë të emëruar politikisht.

“Është papjekuri që të lihen gjithë ato ambasada pa ambasadorë. Kjo jep një mesazh tejet të keq”, theksoi tutje ai.

Pas fjalëve të panelistëve, Abazi tha se nuk duhet të ketë një gjuhë të tillë ndaj kësaj qeverie. Ai i quan qasje pa kurriz kritikat ndaj politikës së jashtme.

Tutje, ata kanë diskutuar për reformat në politikën e jashtme. Abazi tha se edhe në proces të anëtarësimit dhe moratoriumit ka akoma dilema dhe si proces diplomacia nuk bëhet vetëm përmes ambasadorit.

“Edhe në procesin e anëtarësimit, këtu kemi dy tema të bashkangjitura ajo e moratoriumit, dhe cilat shtete kanë nënshkruar një moratorium të tillë dhe a ka qenë vendim i duhur, por nga ana tjetër krejt kjo është pjesë e detyrave pasi diplomacia nuk bëhet vetëm përmes ambasadorit”.

Si përfundim Teuta Sahatqija në krejt këtë diskutim tha se politika e jashtme nuk është pronë e askujt, duke shtuar se duhet punuar më shumë në këtë drejtim.

E edhe Abrashi tha se pret që të ketë transparencë më shumë nga kjo Qeveri sa i përket politikës dhe shërbimit të jashtëm.

Tags: AmbasadorëtHaki AbaziQeveria e re
Postimi i mëparshëm

Rusia manovra ushtarake në Detin e Zi, në zonë edhe 2 luftanije amerikane

Postimi tjetër

Mjeku Ardian Fandi në Britani: Numër i madh infektimesh tek fëmijët nga 5 vjeç

Të ngjajshme Postime

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!
KRYESORE

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

17 December 2025
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë
KRYESORE

Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë

17 December 2025
Postimi tjetër
Mjeku Ardian Fandi në Britani: Numër i madh infektimesh tek fëmijët nga 5 vjeç

Mjeku Ardian Fandi në Britani: Numër i madh infektimesh tek fëmijët nga 5 vjeç

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu