Policia ka njoftuar se janë vjedhur disa para në arkën e një xhamie në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë nuk dihet vlera e parave të vjedhura.
Ndërsa rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Gjakovë, 31.10.2021 – 15:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur nga arka para. Nuk dihet vlera e parave të vjedhura. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia./InLajmi/