Kandidati i PDK-së për komunen e Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë pjesë në debatin e parë parë publik në Prizren të organizuar nga Opre Roma Kosovo me të rinjtë e komunitetit RAE, përcjell InLajmi.
Haskuka ka thënë se është për keqardhje që në debatin e parë publik në Prizren.
Ai tha se se Prizreni do të jetë gjithpërfshirës dhe do t’iu shërbej të gjithëve pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Është për keqardhje që në debatin e parë publik në Prizren të organizuar nga Opre Roma Kosovo me të rinjtë e komunitetit RAE nuk ishte prezent kryetari në ikje Mytaher Haskuka megjithëse ia kishte konfirmuar pjesëmarrjen organizatorit. Përgjatë një ore, unë pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me të rinjtë e këtij komuniteti për sfidat e tyre të përditshme, nevojat që kanë dhe pritjet nga qeverisja ime e ardhshme.
U zotova se Prizreni do të jetë gjithpërfshirës dhe do t’iu shërbej të gjithëve pa dallim, duke rritur bursat për këtë komunitet, ofruar qasje të barabaratë në edukim, shëndetësi dhe banim të qëndrueshëm. Bashkë për Prizrenin/InLajmi/