Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri për angazhimin e SHBA-së në vendin tonë, i cili e quan të rëndësishëm, përcjell InLajmi.
Tahiri tha gjithashtu se prezenca e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e NATO-s, është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.
Më pas Tahiri ka kërkuar nga Qeveria se para se të flasë për punën e prezencës ushtarake e cila është mjaft e rëndësishme për vendin, mirë është ta trajtojë çështjen e gazit.
“Prezenca e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezenca e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Dhe çfarëdo angazhimi shtesë i SHBA-së mendoj që është shumë i rëndësishëm për vendin. Mirëpo ju e dini që prezenca ushtarake e SHBA-së në Kosovë nuk mungon. Ne e kemi tashmë një bazë mjaft të rëndësishme si Bondsteeli. Dhe mendoj që Qeveria e Republikës së Kosovës para se të shkojë të flasë për punën e prezencës ushtarake e cila është mjaft e rëndësishme për vendin, mirë është ta trajtojë çështjen e gazit. Të mos e refuzojë një projekt të tillë”, tha Tahiri.
“Prezenca e një projekti amerikan jo që është i rëndësishëm për ekonominë tonë, por edhe për sigurinë tonë”, theksoi shefi i GP të PDK-së./InLajmi/