Një shpërthim i madh që i atribuohet një rrjedhje gazi në shtetin Puebla të Meksikës lindore, ka lënë të paktën një të vdekur, 15 të plagosur dhe dëmtuar nga 30 deri në 50 ndërtesa, raportojnë autoritetet e qeverisjes vendore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur njerëz që mund të kenë mbetur të bllokuar nën ndërtesat e shembura.
Rreth orës 1:34 të mëngjesit me orën lokale, u raportua një rrjedhje gazi dhe rreth 2.000 njerëz brenda 1 kilometri nga rrjedhja u evakuuan, thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore Puebla në një konferencë për shtyp të dielën.
https://twitter.com/i/status/1454807482602176524
I pari nga 3 shpërthimet ndodhi në orën 2:50 të mëngjesit, për të cilin zyrtarët thanë se mund të ishte shkaktuar nga një rubinet ilegal.
Nga të shtruarit, katër janë të mitur dhe shtatë të rritur. 5 persona janë të listuar në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët.
“Është për të ardhur keq që një person ka humbur jetën e tij/saj deri më tani dhe pesëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur, për shkak të shpërthimit të një tubacioni Pemex në Puebla”, tha presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador në një deklaratë të dielën.
“Pemex e ka zjarrin nën kontroll dhe do të sigurojë që familjet e larguara nga shtëpitë e tyre të mbeten të sigurta”.
https://twitter.com/i/status/1454740266091532288