Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është ankuar për parregullësi gjatë procesit të votimit, në Zgjedhjet komunale të 17 Tetorit, përcjell InLajmi.
Jashari, ka kërkuar nga PZAP që të rinumërohet votat në disa vendvotime.
Sipas PZAP-së, këto ankesa nga Bekim Jashari janë të pabazuara dhe se nga hetimi i bërë pretendimet e tij janë të paqëndrueshme./InLajmi/