Pas dorëheqjes së Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, ka reagun ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili tha se ky është një lajm i keq për Maqedoninë e Veriut , përcjell InLajmi.
Hoxhaj përmendi se ka bashkëpunuar me të dhe se arritjet e tij historike janë të larta.
Tutje ai ka shkruar se Zoran Zaev nuk është përkrahur nga BE-ja, sikurse disa liderë të tjerë në Ballkan.
Postimi i plotë i tij:
Dorëheqja e Zoran Zaevit është lajm i keq për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët atje, për Balkanin, për zgjerimin e BE-së dhe për Perëndimin! Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por nga bashkëpunimi me të dua të ngre lartë arritjet e tij historike! Zoran Zaev është viktimë e mosmbështetjes së BE-së sikurse edhe disa liderë të tjerë në Ballkan!/InLajmi/