Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur që ka dështuar edhe kjo mbledhje e kryesisë që në plan ishte të mbahej të Hënën, përcjell InLajmi.
Tahiri e ka quajtur jo-funksional Kuvendin e Kosovës, duke thënë se me muaj po vijmë dhe nuk po funksionon.
“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika”.“Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri./InLajmi/