Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj ka takuar kuvendaren e ardhshme, Egzona Hoxhaj që sipas tij është një aktiviste e zellshme dhe e cila avokon për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara prej vitesh, përcjell InLajmi.
Totaj në një punëtori në Prizren, është zotuar se si kryetar i ardhshëm do të i ofrojë përkrahje grupeve me aftësi të kufizuara.
Postimi i plotë i tij:
Kuvendarja e ardhshme, Egzona Hoxhaj është një aktiviste e zellshme dhe avokon për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara prej shumë vitesh. Në një punëtori të organizuar në Prizren, u zotova që si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të ofrojmë përkrahje për grupet me aftësi të kufizuara. Gjatë mandatit tim, do të sigurojmë qasje për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha objektet publike dhe banesat kolektive. Bashkë do të ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve. /InLajmi/