Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.

Situata brenda shtëpisë është e tensionuar pasi banorët janë ndarë në 2 grupe, njëri në grup me lider Ilirin dhe tjetri grup me lider Donaldin. Gjatë mbrëmjes së djeshme dyshja u acaruan gjatë një prove që kishin dhe biseduan me tone mjaftë të larta të zërit, ku si pasojë e këtij debati gjendja shëndetësore e aktores, Arjola Demiri u përkeqësua dhe u desh ndihma e mjekeve. Në anën tjetër, kjo situatë lëndoi Donaldin, përcjell Express.


Por, pasi filloi të qetësohej situata, banorët u bashkuan afër Donaldit dhe festuan festën e “Halloweenit” duke dekoruar kunguj.



















