Kështu kanë deklaruar për lajmi.net nga policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti për lajmi.net ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.
“2 të dyshuarit ende mbesin në kërkim. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Zahiti.
Sipas policisë së Kosovës, 2 të dyshuarit kryesorë për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë janë L.B dhe A.Z të cilët janë në arrati tash e gati një ditë.
Në anën tjetër, aktivistë të shoqërisë civile në Mitrovicë janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin dhe kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i sjellin para drejtësisë fajtorët për rastin.