Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një shtetas gjerman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell InLajmi.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“QKUK Prishtinë 29.10.2021 – 08:25. Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /InLajmi/