Dibra është tronditur sërish nga një tjetër tërmet. Lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët në këtë qark, ndërkohë që nga lëkundjet u dëmtuan 14 banesa si dhe njësia administrative Orosh.
Banorët e zonës ndjehen të frikësuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prej ditës së enjte në mbrëmje.
Në një prononcim për gazetarin e Abcnews.al, Dylber Balla, sizmologun Rrapo Ormeni i cili u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” , tha ai.
Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tragjedia me 51 viktima.