Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora çdo herë po na bën krenare me famën dhe të arriturat e saj në karrierë.
Rita së fundi i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.
Bukuroshja është parë e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, transmeton Arbresh.info.
Në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.