Kryetari i PDK-sëMemli Krasniqi ka shkuar në Prizren për t’i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie Shaqir Totaj, përcjell InLajmi.
Krasniqi e ka quajtur si ditë e mrekullueshme sot në Prizrenin e bukur, ku bashkë me kryetarin në ardhje, Shaqir Totaj, kanë takuar të rinj të kësaj komune,
Ai ka thënë se me kryetarin e ri Shaqir Totaj, Prizreni përveç transformimit të merituar, do të ketë edhe zhvillim të shpejtë dhe do të jetë komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve
Postimi i plotë i tij:
Ditë e mrekullueshme sot në Prizrenin e bukur, ku bashkë me kryetarin në ardhje, Shaqir Totaj, takuam të rinj të kësaj komune, me të cilët diskutuam për shumë ide të mira që do të jetësohen në qeverisjen e re të kryeqytetit tonë historik e kultutor.
Edhe në takimet mobilizuese me aktivistët e Degës në Zhur diskutuam për programin zhvillimor që ka Shaqir Totaj për të gjitha vendbanimet e Komunës Prizrenit dhe të gjithë qytetarët, pa dallime politike e etnike.
Me kryetarin e ri Shaqir Totaj, Prizreni përveç transformimit të merituar, do të ketë edhe zhvillim të shpejtë dhe do të jetë komunë model për qeverisje transparente në shërbim të të gjithë qytetarëve/InLajmi/